.

84-vjeçarja e mbijetuar në kamp: E vetmja gjë që më mbajti gjallë ishte…

Ashtu si çdo fëmijë e moshës së saj dhe si çdo adoleshent edhe Klara Merlika ( e mbijetuar e disa kampeve komuniste) kishte dëshirë dhe ëndërr të vazhdonte një shkollë e të formohej, por për të kjo qe e pamundur. Në emisionin “Studio e Hapur” ajo ka treguar se ka qenë dhe është shumë e lidhur me muzikën dhe se ajo është e vetmja që ia ka mbajtur shpirtin gjallë gjatë atyre 45 viteve të tmerrshme.

Eni Vasili: Nëse do kishit mundësi të bënit shkollë të lartë çfarë do bëheshit?

Klara Merlika: Kur isha e vogël mendoja të vazhdoja shkollën, por isha shumë e lidhur me artin, muzikën. Dhe e vetmja gjë që më ka mbajtur gjallë është muzika se kam qenë shumë e ndjeshme. Sot e kësaj dite kur është ndonjë makinë dhe ka ndonjë kasetë të bukur kam qejf ta hap dhe ta dëgjoj. Dikur ka qenë  një program muzike me përshëndetje. Unë bëja çdo punë me shpejt që kur të vinte ai programi të dëgjoja muzikën.