.

Pse hezitojnë të huajt për të investuar në Shqipëri? Ja si përgjigjet ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sonila Qato e ftuar në emisionin “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili u shpreh se investitorët e huaj nuk hezitojnë për të ardhur në Shqipëri dhe se numri i tyre është rritur.

Eni Vasili: A ka një hezitim për të investuar në Shqipëri?

Sonila Qato: Nuk e konsideroj të tillë. Fakti që në 3 mujorin e parë të 2018 është shënuar një rritje më 62% e investimeve të huaja thotë që nuk jemi në këto kushte dhe kjo tregon se nuk ka hezitim nga të huajt. Investimet e huaja direkte nuk kanë rënë dhe TAP nuk është i vetmi investitor i cili le të themi do të prishë bilancet në vendin tonë.