.

Paralajmërimi i Ramës për shkarkime/ A rrezikohet Sonila Qato? Ja si përgjigjet ministrja

Më herët kryeministri Edi Rama i ka paralajmëruar ministrat e qeverisë duke thënë se nëse do të rezultojnë më të denoncuarit nga qytetarët tek platforma e “Bashkëqeverisjes” do të largohen. Ndërkohë ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sonila Qato e ftuar në emisionin “Studio e Hapur” teksa është pyetur nga gazetarja Eni Vasili për këtë çështje është shprehur se nuk mund ta thotë me siguri pasi këtë e tregon përmbushja e objektivave dhe opinioni i publikut.

“Këtë nuk mund ta vlerësoj dot. Në fakt ne kemi marrë përsipër disa indikatorë të performancës sonë gjatë këtij viti të ushtrimit të detyrës. Sigurisht realizimi i objektivave do të japë orientimin nëse ministri do të vazhdojë apo jo të jetë pranë këtij kabineti qeveritar. Për sa kemi pasur mundësi t’iu shërbejmë ju kemi shërbyer. Pastaj pjesa tjetër e krijon publiku opinionin, por edhe rezultatet janë konkrete”, u shpreh ministrja për Sipërmarrjen.