.

“Ti do jesh lutja ime”/ Xhensila poston foton e parë të vajzës, ja fjalët rrënqethëse që shkruan

Pak orë pasi solli në jetë vajzën e saj këngëtarja Xhensila Myrtezajka postuar foton e parë në Instagram po të njëjtën që postoi edhe Besi. Në foto ajo ka bërë edhe një dedikim ku ka shkruar disa fjalë prekëse.

POSTIMI I XHENSILA MYRTEZAJT
Kur morem vesh qe do vije ti, sa u lutem dhe falenderuam Zotin per kete bekim. Mire se erdhe Ajka e jetes tone.
Te mbaj ne krahe, e ta ndjej frymen, edhe aromen, a thua se te gjitha lulet e kesaj toke jan mbledhur grusht tek gusha jote.
Cfar ndjesie qenka te mbash krejt boten ne duar. O kenga ime, o poezia ime.
Bej te miren edhe duaje veten. Per cdo te mire qe do besh, Zoti do shkurtoje distancen mes teje edhe Atij.
Nuk me ka emocionuar asnje publik sa ty, un jam publiku yt ne fakt, duartrokas gjithcka tenden. Zoti qofte bariu yt. Ti do jesh lutja ime. Bes, zoti na bekoi te dyve me mè te shtrenjten dashuri. Un jam me fat qe te kam, me shume akoma qe ti je babi i Ajkes sone.