.

Shqiptari vdiq ditën e parë të punës në Itali, jepet dënimi për 6 personat përgjegjës

Gjykata italiane ka dhënë dënimet për 6 të arrestuarit, pas afro 8 vitesh nga vdekja e një shqiptari për shkak të kushteve të këqija të punës.

Shqiptari Dashnor Quallia, 38 vjeç, gjeti vdekjen në portin e Livornos në ditën e tij të parë të punës, pasi ishte ngjitur në një anije, por nuk ishte pajisur me jelek shpëtimi.

Ai rrëshqiti duke përfunduar në det dhe për fat të keq u mbyt duke lënë dy fëmijë jetimë 12 e 9 vjeç në kohën e tragjedisë.

Gjykata vendosi të dënojë me administratorin e firmës manaxhuese dhe shefin e sigurisë me nga 18 muaj burg, ndërsa 4 të tjerë me nga një vit burg.