.

Sherri i Rihannës me të dashurin bëri xhiron e rrjetit, këngëtarja tregon të vërtetën pse u zunë

Këngëtarja e njohur Rihanna është kapur në Meksikë duke debatuar me tone të larta me të dashurin e saj Hassan Jameel.Fotot u përhapën me shpejtësi në mediat online ku të gjithë filluan të hamendësonin për arsyen e këtij sherri.
Ata janë fotografuar duke u zënë dhe duke i drejtuar njëri-tjetrit gishtat.
Ndërkohë që këto foto bënë xhiron e rrjetit, Rihanna zgjodhi të na e tregonte vet arsyen se përse po debatonin.

Ylli botëror ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto ku shfaqet një luaneshë duke hungërirë përballë një luani.

“Kur ti mendon se ti di më shumë për futbollin”, shkruan Rihanna krahas fotos duke na sqaruar kështu edhe arsyen e sherrit me të dashurin e saj.
Me sa duket sherri ka qenë për Kampionatin Botëror 2018-të dhe jo për ndonjë arsye madhore.

https://www.instagram.com/p/BlGf9OiDaV-/?taken-by=badgalriri