.

Rama nxjerr listën dhe u kërkon qytetarëve: Mos çoni dokumente shtetërore në…

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka nxjerre në “Facebook” një listë me dokumente të cilat nuk duhet të dorëzohen më në zyrat e administratës publike.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

INFORMIM I NEVOJSHËM MBI SHËRBIMET PËR QYTETARËT – Qeveria ka vendosur që përveç dokumentave që janë hequr nga lista e burokracise, çdo dokument shtetëror për një praktikë administrative janë të detyruara ta marrin për ju zyrat ku drejtoheni për një shërbim.

Refuzoni çdo kërkesë për të çuar dokumenta shtetërore në zyrën ku kërkoni të merrni shërbimin.

Për çdo rast rezistence nga ana e punonjësve të sporteleve, drejtohuni menjëherë në platformën shqiperiaqeduam.al