.

“Rama iu ka marrë në kontroll”/ Rakipllari ia kthen Nazarkos: Jemi shumë të fuqishëm, nuk…

Të ftuar në emisionin “Studio e Hapur” më gazetaren Eni Vasili, gazetari Robert Rakipllari dhe analisti Mentor Nazarko kanë debatuar sa i përket medias, censurës apo edhe vetëcensurimit nga politika. Në debat e sipër Nazarko iu drejtua kolegëve të pranishëm në studio duke u thënë se edhe ata ishin marrë në kontroll nga Rama. Ndërkohë Rakipllari ia ktheu aty për aty duke thënë se janë shumë të fuqishëm dhe nuk ka se si të ndodhë diçka e tillë.

Rakipllari: Në sondazhet e kryeministrit media del me shikueshmëri më të lartë dhe ka arritur të ulë besueshmërinë, por jo ta çojë në nivele të ulëta. Pse ky kapitalizëm tregëtar rezistonte në kohën e Berishës dhe jo sot?

Nazarko: Rama është më i zoti për ta krijuar.

Rakipllari: Edhe Berisha është i zoti, edhe Putin.

Nazarko: Rama luan sikur të jetë i djathtë dhe i majtë, është më efektiv.

Rakipllari: Nuk mund të impresionosh me fjalë. Media në kohën e Berishës ishte më plurale.

Nazarko: Rama iu ka marrë edhe ju në kontroll.

Rakipllari: Jemi shumë të fuqishëm dhe s’na ka marrë në kontroll.