.

Prezantuesja e ‘Pasdite në Top Channel’ në një ekran të ri? Juli tregon si qëndron e vërteta

Në media po qarkullojnë lajme mbi një largim të mundshëm të gazetares Juli Krisafi nga emisioni ‘Pasdite në Top Channel’, si dhe nga ky televizion.

Mendohet se Krisafi do i bashkohet televizionit të ri A2, i cili ka sjellë në Shqipëri simotrën e ‘CNN’.

E kontaktuar nga ‘revistawho’, Juli i ka mohuar këto fjalë, duke thënë se janë të pavërteta.

‘Fjalët janë të pavërteta’, – ka thënë gazetarja, duke u treguar e prerë në përgjigjen e saj.