.

Përplaset me vazon e luleve, vdes tragjikisht 54-vjeçari në Shkodër

 

Një aksident tragjik ka ndodhur në Shkodër.

54-vjeçari me inicialet N.B ka humbur kontrollin e motoçikletës në aksin rrugor Shkodër-Baçallek dhe është përplasur me një vazo lulesh ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

 

Njoftimi i policisë:  Me datë 12.07.2018, ora 15:40, jemi njoftuar se në aksin rrugorë Shkodër–Baçallek, ka ndodhur aksident me motorrçiklete, shtetasi N.B. 54 vjeç banues në lagjen Guerile,Shkodër, duke humbur kontrollin mbi mjetin është përplasur me një vazo lulesh, në anësore të rrugës, ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e plotë të ngjarjes.