.

Pas fotos, Edi Rama nxjerr videon duke biseduar me Donald Trump.Pjesë e diskutimit bëhet edhe…

Edi Rama ka takuar presidentin amerikan Donald Trump në samitin e NATO-s në Bruksel.
Ka qenë vetë Rama që ka postuar në profilin e tij të ‘Facebook’-ut një foto me Trump, ndërsa kryeministri e ka cilësuar si ‘foton e ditës’.

Megjithatë pa kaluar shumë kohë, kryeministri ka publikuar në Instastory një video ku duket duke biseduar me presidentin Trump i cili e dëgjon me qetësi.
Me ta është edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i cili nuk ka ngurruar të përkulë trupin për të qenë pjesë e bisedës, ende të pazbardhur.