.

Ndoka ironizon Ramën: Për “lajm”ai vesh atlete dhe del nudo

Dikush ka harruar këpucët.” Ishte ky komenti ironik i BBC për atletet e kryeministrit Edi Rama gjatë samitit të Ballkanit Perëndimor që u zhvilluar në Londër.

Deputeti Nard Ndoka gjatë një biesedë në emisionin “Politika Online” ka theksuar se kryeministri Rama për “lajm” vesh atlete dhe del nudo.

“Nuk ka asnjë lloj informacioni as me Presidentin e Republikës as me komisionin e Jashtëm ku unë bëj pjesë se çfarë u tha. Edhe BBC tallet me të për fatin tonë të keq. Duke u tallur me kryeministrin tonë në një farë mënyrë damkos edhe vendin tonë, se ai na përfaqëson. Duam apo nuk duam ne një njeri të tillë kemi që përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare”- deklaroi Nard Ndoka në emisionin “Politika Online”.

Ai shkon edhe më tej teksa thotë se Rama zgjedh këtë mënyrë për të “vjedhur” vëmendje pasi është i paaftë për takime dypalëshe, serioze dhe për të dhënë një mesazh të rëndësishëm./Ballkanweb