.

Klandestinë nga Lindja e Mesme/ Ndalohen 15 sirianë dhe irakianë në Korçë  

Në vetëm dy ditë rreth 15 emigrantë kanë hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme dhe  janë ndaluar nga policia kufitare e rajonit të Korçës.

Emigrantet kanë kaluar kufirin me synimin që të mbërrijnë në rrugët nacionale dhe për të vijuar udhëtimin e tyre në veri drejt vendeve të BE.

Pjesa më e madhe e tyre ndalohet nga patrulla të policisë kufitare që monitorojnë kufirin.

15 klandestinët janë nisur drejt Tiranës në qendrën e azilkërkuesve në Babrru pasi të gjithë këta shtetas me shtetësi siriane dhe irakianë kanë kërkuar azil në Shqipëri.