.

FOTOT/ Çfarë iu shpëtoi nga sytë në Samitin e NATO-s, Edi Rama heq atletet

Samiti i NATO-s në Bruksel ka mbledhur liderët më të fuqishëm në botë.

Sytë natyrisht që ishin tek Donald Trump dhe Angela Merkel, që patën edhe një përplasje deklaratash.

Në Samit merrte pjesë dhe kryeministri Edi Rama, që këtë radhë ka hequr atletet dhe është shfaqur me këpucë.
Veshja e kryeministrit Edi Rama dhe më konkretisht atletet e bardha që kishte veshur në samitin e Londrës u komentua edhe nga BBC duke e konsideruar këtë paraqitje jo aq tradicionale.
Megjithatë kryeministri Edi Rama e kishte shijuar shumë momentin kur u fotografua bashkë me liderët botëror.