.

Fermë kanabisi mes domateve, ja si u zbuluan 2 shqiptarët

Policia italiane në zonën Macconi të komunës së Acates ka vënë në pranga katër persona mes tyre 2 shqiptarë.

Policia zbuloi një fermë ku kultivohej kanabis, e cila ishte në pronësi të 36-vjecarit shqiptar, Andi Sina.

Veç tij u arrestuan edhe  Enio Toska, 18 vjeç (shqiptar), Maria Alina Lupu 37 vjeç dhe Alexandru Enachi, 18 vjeç me kombësi rumume.

Gjatë kontrollit rutinë të policisë brenda serës ku kultivoheshin domate, u gjetën shumë rrënjë marijuane të lartësisë nga 180 deri në 230 cm. Numri i saktë ende nuk është publikuar nga policia.