.

E rëndë në Cërrik/ Vuri bast rrogën për Belgjikën, 44-vjeçari hidhet nga oxhaku

 

Një 44 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga oxhaku i ish-uzinës së naftës në Cerrik.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mesditë ku në ambientet e ish-uzinës së naftës, është gjetur i vdekur shtetasi A.T., vjeç 44, banues në Cërrik, me detyrë roje në këtë objekt.

Dyshohet se burri, baba i dy fëmijëve, ka qënë në depresion.

44 vjeçari tifoz me Belgjikën në këtë kampionat botëror në ndeshjen me Francën kishte hedhur në lloto rrogën e tij rreth 200 mijë lekë.

Pasi Belgjika humbi, burri në gjendje depresive nisi të vuajë për veprimin që bëri pasi ishte hera e parë që linte këtë shumë parash në lloto dhe kështu i dha fund jetës.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Njoftimi nga Komisariati i Policisë Cërrik

Më datë 11.07.2018, në ambientet e ish-uzinës së naftës, është gjetur i vdekur, shtetasi A.T., vjeç 44, banues në Cërrik, me detyrë roje në këtë objekt. Nga veprimet e para dhe provat e gjetura dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e oxhakut në kushte të depresionit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Neni 99 i Kodit Penal.