.

Deputeti demokrat sulmon Ramën: Kryebanditi zgjodhi të pasuronte oligarkët, por ka një shpresë


Deputeti demokrat Klevis Balliu ka sulmuar qeverinë ndërsa nuk kurseu akuzat dhe për kryeministrin Edi Rama.

Përmes një statusi në “Facebook” Balliu tha se qeveria ka zgjedhur bandat dhe korrupsionin.

Reagimi i Klevis Balliut:
Kjo qeveri ka zgjedhur bandat, krimin, korrupsionin dhe drogën. Duke braktisur qytetarët dhe të ardhmen perëndimore të vendit, qeveria e Kryebanditit ka zgjedhur që të pasurojë oligarkët dhe klientët e saj.
Por ka një shpresë.
Partia Demokratike dhe lidershipi i saj. Forca e parë perëndimore në vend ka fokusin e saj tek mirëqenia e qytetarëve dhe aleatët më të mirë BE dhe SHBA.