.

Beyonce në pritje të fëmijës së katërt?

Beyonce në pritje të fëmijës së katërt? Ky është lajmi që ditët e fundit ka pushuar mediat e huaja. Fillimisht, ishte një veprim i saji duke prekur barkun në një koncert në turin e fundit muzikor që ka ndërmarrë këngëtarja shkruan Daily Mail.

Gjithashtu edhe në disa foto të tjera të këngëtares me bashkëshortin dhe vajzën Blue Ivi në Kanë duket barku i fryrë i Beyonce.

36 vjeçarja është shfaqur me një fustan të gjerë, me lule e kapur dorë për dore me të shoqin, ndërkohë që dyshimet për një shtatzëni të katërt janë shtuar edhe më shumë, pasi barku i fryrë është i dukshëm përtej stilit të gjerë të fustanit të këngëtares.