.

“Po ta kem unë në dorë di si e bëj”/ Senida Mesi tregon pse u fut në politikë

Në emisionin “Studio e Hapur” zëvendëskryeministrja Senida Mesi rrëfeu se pse ajo zgjodhi që të jetë pjesë e politikës dhe çfarë e shtyhu që të marrë këtë vendim.

Eni Vasili: Pse i hytë politikës, çfarë iu shtyhu?
Senida Mesi: E gjitha ndodhi në mënyrë të përshpejtuar, por secili prej nesh në një moment të caktuar e pyet veten: Cili do të jetë rrugëtimi im?
Unë kam 20 vite karriere dhe profesioni në privat që kanë qenë të sukseshme në habitatin tim të sistemit të bankave. Shpesh kam thënë që sikur të kem një gjë në dorë di unë si e bëj, por nuk është aq e lehtë. është shumë e vështirë që gjërat të lëvizin kaq shpejt. është një ambient dinamik dhe sfidues.