.

A i prishin imazhin qeverisë çështjet “Tahiri” dhe “Xhafaj”? Ja si përgjigjet zv/kryeministrja

E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24 me gazetaren Eni Vasili, zëvendëskryeministrja Senida Mesi është pyetur për çështjen “Tahiri” dhe atë “Xhafaj”.

Eni Vasili: Çështja Xhafaj dhe Tahiri a e kanë dëmtuar imazhin e mazhorancës?

Senida Mesi: Sikurse dhe në hyrje thashë që në qershor 2017 ne morëm një mandate fuqiplotë që partia udhëheqëse është pa koalicion. Nga ana tjetër kemi një përgjegjshmëri dhe një motivim të të gjithë ekipit që nga ministrant, zëvendësministrat për të realizuar premtimet. Rastet konkrete kanë pasur problematikat e veta, por Tahiri po hetohet si person i lirë, ndërsa për Xhafajn janë akuza të pavërtetuara, janë montime. Xhafaj është një rast i paprovuar dhe të flasim për përgjegjshmëri se çfarë bën një antar i familjes kjo kërkon diskutim se futet dhe dilema etike dhe morale. Është një sjellje dhe një veprim që po ekzekutohet.

Eni Vasili: Pra mazhoranca nuk ka asnjë kosto?

Senida Mesi: Ne reflektojmë dhe gjërat që nuk i bëjmë mirë, mundohemi që t’i bëjmë mirë nesër.