.

“Teatri”/ Artan Fuga: E vdiq në një ditë-natë tërmetesh me lëkundje paralajmëruese

Akademiku Artan Fuga në një postim në “Facebook” të titulluar “Ditë tërmetesh” shkruan se demokarcia shqiptare duhej të lindte te studentët dhe të vdiste tek Teatri. Ai shkruan përjetimet e tij pas miratimit të ligjit që çon drejt shembjes së Teatrit Kombëtar, madje duke  e quajtur atë politika e politikave.

Nga Artan Fuga

Dite termetesh

Me ka dhemb deri ne palce teatri. Arti i arteve, filozofia e filozofise, politika e politikave. Jo me kot e vrane.

Por Zoti gjithcka e ben per te mire! Mjere budallenjte qe kujtojne ndryshe.

E deshi keshtu.

Qe demokracia shqiptare te lindte te studentet dhe te vdiste te teatri. Vdekje me te bukur nuk kish.

Te teatri, aty ku u bashkua tragjedia me komedine.

Aty ku e verteta shfaqet si loje. Ku aktori social dhe aktori ne skene turbull perzjehen ne nje bote rolesh te paqarte.

E vdiq ne nje ditenate termetesh me lekundje paralajmeruese. Qyteti pa demokraci do ju perthithi ne nje grope te madhe krater vullkani shkaktuar nga termeti.

Qyteti vetevrases. Lekundja sizmike eshte imja o mekatare, termetin e prodhoni vete, per mekatet tuaja. Qyteti pa teater me kulla do tu zeje brenda.

E deshi ta vriste enderren duke rrezuar teater e ngritur kulla bina. Betoni kunder shpirtit. Simbol i qarte i degradimit qe edhe femijet te qajne nga qartesia qe Zoti na dergoi. Rrofsh o Zot.

Zoti e deshi qe tre ish kryeministra te shprehen kunder. Me qarte nuk duhej. Pandeli Majko je ne zemren time. Me qarte Zoti nuk mund te n’a e jepte shenjen se kemi arritur fundin, pra do te ringrihemi. E shoh qarte teknologjine e ringritjes. Me Markun e thame te Panorama dje.

E tha qarte.

Me nje ministre hipur ne eskavatorin e pushtetit qe nuk i takon po kthen ne qereste art, kulture, trashegimi.

E fshire nga ndergjegja.

As hunet nuk na kane sjelle kete rrenoje qe po i sjellim vetes.

Prisja te pakten abstenim, se me shume as shpresoja, nuk mund te ngreje doren e shkaterrimit nepunesi qe i kane besuar krijimin.

Cfare thua!!!

Ik, ik, ik,

Bertas ne enderr me termet. Nje hije leviz ne makth.

Shporru fantazem e antikultures nga bota shqiptare!

Ik te mos mbetesh pa falje. Futu ne manastir kallogre, e lutu pa fund, shekuj te perbuzin.

Vete Zoti na e ka sjelle si mallkim, por dhe e si drite transcedente per te pare qarte ferrin ku jemi futur.

O Zot si na dole borxhit? Si na e solle vdekjen e vlerave ne agoni prej dekadash nje dite termeti!

Si ate dite kur Ai mbi kryq Zoti nxiu qiellin.

Dhe e dha shenjen e ringritjes.