.

Si, more, mund të flasësh për artin e të përdoresh vetëm fjalë urrejtjeje dhe vulgare?

Delina Fico, nga aktivistet më të forta të të drejtave të njeriut ka publikuar në rrjetet sociale një status ku shprehet se protesta dhe debati për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar janë plotësisht paqësore sipas rregullave të demokracisë, por gjuha e përdorur nga disa persona që janë kundër shembjes dhe që kudërshtojnë idenë e një teatri të ri, është krejtësisht vulgare dhe e pavend.

Fico shprehet se për artin kurrsesi nuk mund të flitet me gjuhë urrejtjeje dhe vulgaritet.

 

Shkrimi i plotë

I gjithë debati për Teatrin Kombetar dhe protestat paqesore janë krejt legjitime në një demokraci, si mënyra për të shprehur kundershtinë për një projekt kulturor. Por, gjuha vulgare e përdorur nga shumica e atyre që e kundershtojnë ndertimin e një teatri të ri, sipas projektit të qeverisë, më le pa tekst, që thonë në Kosovë. Si, more, mund të flasësh për artin e te përdoresh vetëm fjale urrejtjeje dhe vulgare? Si, more, mund të debatosh për një çështje, e cila nuk ka të bëjë me shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, e të hedhesh helm vulgar për këdo që është rrotull – qeveritarë, politikanë dhe ish-politikanë, aktorë, njerëz të tjerë të artit, gazetarë – që nuk mendojne si ty dhe e përkrahin ndërtimin e teatrit të ri sipas projektit të qeverisë? Si, more, nuk ka asnjë pike fisnikerie në këtë qasje kundërshtuese? Paaftesia e shumë personave publikë për të qëndruar në kufijtë e edukatës dhe etikes së shprehjes është trishtim i madh dhe një nga plaget e rënda të debatit publik në vendin tonë të vogël.