.

Video/ Përparim Kabo në protestë me artistët: Kam një amanet, godina të mos prishet…

Protesja për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar vazhdon. Ditën e sotme së bashku me artistët është bashkuar pedagogu dhe filozofi, Përparim Kabo. Kabo në fjalën e tij ka kujtuar  regjisorin e njohur Mihal Luarasi, i cili ka humbur jetën vitin e kaluar.

 

Pjesë nga fjala e Kabos

Regjisori Mihal Luarasi më ka lënë një amanet, godinën e Teatrit. Nuk do ta lemë që të prishet godina e Teatrit.

Në vitin 2012, aplikuam për lidhjen Evropiane të Teatrove. Në vitin 2013 u mbajt konferenca në lidhjen Evropian të Teatrove dhe ne u anëtarësuam  në këtë lidhje.

Por pasi erdhi drejtori i Rilindjes na nxori nga kjo lidhje se nuk donte të paguante 500 mijë euro për anëtarësimin.

E gjithë kjo hapësirë duhet kthyer në kampus teatror, këtu duhet të jetë zemra dhe mendja teatrore.

Po i them kryeministrit edhe pse është i zemëruar se nuk hapen negociatat. Po bën një stadium me 22 mijë vende, nuk e bërë gjë. Isha në Janinë para pak ditësh dhe ata kanë teatër me 22 mijë vende që para 2 mijë vjetësh.

Kryeministër dëgjoje këtë zë të, ministre mos ik me turp nga ajo detyrë. Do mbetesh në memorje se ti je ajo që prishi teatrin.

Po u them dhe diçka atyre që u thërrasë të shitur, lërini dënglat  dhe thoni që është magazinë. Kush e bëri magazinë këtë? Të shitur  po ju them, nuk jemi për të mbrojtur vendin e punës së artistëve, por mbrojmë memorien e kombit shqiptar.