.

Rikja: “Tani e zbulova kush je”, Eva Murati nuk duron më: E di që fatkeqësisht ka njerëz që…

Një debat virtual ka lindur midis dy vajzave të njohura të ekranit, ish-banores së “Big Brother” Rike Roci dhe moderatores sportive Eva Murati.
Ka qenë kjo e fundit e cila ka postuar në rrjetet sociale një foto të Rikes e shkëputur nga një ndeshje e përfaqësueses shqiptare me një mbishkrim ironizues.

Por siç duket Rikja nuk ka duruar dhe menjëherë në Instastory ka kthyer një përgjigje për Eva Muratin.

Menjëherë pas publikimit të këtyre pamjeve ka reaguar edhe ish-banorja e BB duke thënë se gazetarja duhet ta marrë për kompliment që poston foton e saj.

Kanë kaluar pak minuta dhe Eva Murati ka reaguar nëpërmjet një statusi ironik ndaj Rikes.

“Objektivizimi i femrave shqiptare dhe ulja e vlerave, talentit, mundit të djemve që luajnë me kombëtaren tonë shkon përtej bukurisë apo jo të një individi. Askush nuk e mohoi bukurinë e shoqeve në foto, nuk do guxoja se e di që fatkeqsisht ka njerëz që e vendosin mbi çdo vlerë tjetër”-ka shkruar Eva.