.

“Mos na helmoni”, 1 mijë sërfistë protestojnë kundër nxjerrjes së gazit në Izrael

Ndërtimi i platformës për nxjerrjen e gazit në Izarael, ka bërë që pothuajse 1 mijë sërfistë të zhyten në det për të protestuar.
992 persona kanë formuar një rreth të gjerë në brigjet e Herzliya, një rajon në zonën qendrore të Izraelit.

Në bluzat e tyre ishte slogani ‘Mos na helmoni’. Autoritetet izraelite sqarojnë që platforma e re nuk është një kërcenim as për ambientin as për shëndetin.

Organizatorët e eventit kanë për qëllim që pamjet t’i paraqesin në Guinness World Records, për ta vlerësuar këtë si ’rrethin e sërfistëve më të madh në botë”.