.

Më krenare se kurrë, Rita Ora bën gjestin e veçantë për Xhakën dhe Shaqirin pas fitores kundër Serbisë(Foto)

Dy futbollistët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri tërhoqën vëmendjen e mediave të huaja dhe shumë personazheve VIP teksa shënuan gol kundër Serbisë.

Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora ka ndjekur në rrjetet sociale dy lojtarët të cilët shënuan fitoren mbrëmjen e djeshme në ndeshjen Zvicër-Serbi dhe më pas ka postuar fotot e tyre në InstaStory.

Rita ka shkruar se ndihet krenare për dy futbollistët kosovarë dhe fitoren e tyre kundër Serbisë në Kaliningrad.

“Proud”, ka shkruar Rita.

Kujtojmë që edhe Rita gjatë koncertit të pavarësisë në Prishtinë kishte bërë disa herë shqiponjën para mediave shqiptare dhe atyre botërore.