.

Këngëtari shqiptar përlot me historinë: Nëna ndërroi jetë, 30 minuta pasi folëm në telefon

Tek emisioni “Rudina”, në Tv Klan, ka qenë i ftuar një këngëtar shumë i dashur për publikun, Gena i cili ka folur për një moment shumë të vështirë të jetës.
Në janar të këtij viti, ai humbi nënën e tij vetëm gjysmë ore pasi kishin folur në telefon.
I prekur nga kjo ngjarje Gena rrëfen se ajo vuante nga një sëmundje në mushkëri.

“S’ma mer mendja se ka njëri më të shtrenjtë se nëna, do më mungojë gjithë jetën. Është një boshllëk i madh, por është pjesë e jetës dhe nuk i shpëtojmë dot. Nëna ime u nda nga jeta në Janar të këtij viti. Ajo vuante nga një sëmundje në mushkëri. Ajo ishte në Gjermani dhe vetëm gjysmë ore para se të ndërronte jetë unë fola me të. Dhe kur më mori vëllai që më dha lajmin unë mbeta pa tekst, ngeca, më mbeti telefoni në dorë. Nëna ime ka qenë e vetmja që ka ruajtur në arkivë të gjitha albumet e mia”, u shpreh Gena.