.

Hajdutët bëjnë kërdinë në Shëngjin/Grabisin një pikë transferimi parash, më pas shkojnë për të vjedhur…

Grabitet me anë të thyrjes një pikë tranferimi parash në Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe mësohet se autorët ende të pa identifikuar kanë marrë rreth 5 milionë lekë.

Gjithashtu janë tentuar të grabiten një lokal llotosh dhe një exchange. Autorët nuk kanë arritur, pasi ka renë sistemi i alarmit dhe janë larguar.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.