.

Çfarë bën me partnerin pas marrëdhënieve intime? Ana Lika habit me përgjigjen

E ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, nga Arjan Çani, aktorja e njohur Ana Lika ka ndarë disa detaje nga jeta private dhe intime.

Pjesë e intervistës me aktoren ishte edhe sondazhi europian i femrave për vitin 2018, që përmbante disa statistika ,mbi femrat dhe seksin.

Ndërkohë një nga pyetjet drejtuar Anës ishte se çfarë bën me partnerin pasi kryen marrëdhënie seksuale.
Pas kësaj Anës i duhej të zgjidhte një nga opsionet e sondazhit që femrat ishin përgjigjur duke thënë se bënin dush, flinin gjumë , pinin cigare apo shihnin televizor.

Por aktorja shqiptare ndryshe nga femrat europiane të sondazhit tha duke qeshur : “Do laja rroba me dorë”.