.

Aksident me 6 të plagosur, dëshmitari: Kam pa tmerr 15 minuta, dy makina…(Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në aksin Rinas-Kashar.

3 automjete janë përfshirë në aksident, mes tyre një makinë e tipit “Ford”, një automjet tip “Golf” dhe një furgon tip “Benz”.

Sipas informacioneve zyrtare, 6 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dëshmitarëve të JOQ mësohet se 2 makina janë ndarë në dysh.

Raportimet: 2 makina jane ndarë ne dysh, isha në momentin që u bë aksidenti kam pa tmerr 15 minuta nuk kishte ambulancë u vonua shumë, shikojini si janë shtrirë…”/JOQ

https://vidnews.net/video/1529736620468