.

Aksident i rëndë i basketbollistëve të Kosovës, kush ishte lojtari që humbi jetën tragjikisht (Emri)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Gazmend Sinani ka humbur jetën pas aksidentit rrugor.
Lajmin për vdekjen e Sinanit e ka bërë publik Federata e Basketbollit të Kosovës nëpërmjet një postimi në faqen e tyre.

Sinani u nda nga jeta në një moshë të re 27 vjeç dhe ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

Në po të njëjtin aksident kanë qenë edhe pjesa tjetër e lojtarëve të Përfaqësueses së Kosovës.

Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina si dhe fizioterapeuti Kujtim Shala kanë pësuar lëndime trupore.

Federata e Basketbollit e Kosovës shpreh ngushëllimet e përzemërta familjes Sinani dhe miqve të Gazmendit për këtë humbje të pakompensueshme.

Përveç Prishtinës, Sinani ka qenë edhe pjesë e akademisë së Fenerbahçes në Turqi.

Ai në Kosovë ka luajtur edhe për Bashkimin e Prizrenit dhe Rahovecin, ndërsa ka bërë karrierë edhe në Angli./zeri