.

A do të jenë sërish 3? West Side Family zbulojnë suprizën: Pas vdekjes së Florit…

Pas ndarjes nga jeta të Dr.Florit, grupi i famshëm West Side Family, duket se i janë rikthyer sërish muzikës.
Ata sollën këngën “Beso”, ku ishte edhe zëri i Dr.Florit dhe menjëherë e pasuan me “Komshia”.
Landi dhe Miri do t’i rikthehen me seriozitet muzikës dhe kanë plane të sjellin projekte dhe bashkëpunime të reja.
Të ftuar në emisionin “Mirage” ata u pyetën nëse kishin në plan të bëheshin sërish 3 anëtarë në grup apo do të qëndrojnë vetëm ata të dy.

Kësaj pyetjeje i’u përgjigj Miri i cili u shpreh: “Kur ne ishim të tre identifikoheshim me rolet tona. Pas vdekjes së Florit unë dhe Landi jemi munduar të mbajmë të njëjtin stil, por kjo nuk do të thotë që nuk do të kemi bashkëpunime me këngëtarë të tjerë, jo të shtojmë një person të tretë në grup. E rëndësishme për ne ka qënë që të mos marrim një person të tretë, por publiku të jetë personi i tretë”.