.

Ylli Manjani: Prokurori Gentian Trenova nuk është i korruptuar, ja pse e dënuan

 

Ish- ministri I Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një statusi në Facebook shkruan se prokurori Gentian Trenova, është ndëshkuar politikisht.

Sipas Manjanit shumë gjykatës e prokurorë I shpëtuan vetingunt pa të drejtë, e njerëz si Trenova u dogjën padrejtësisht në ktë që ai e quan ‘palaço veting’.

 

“Palaço-vettingu, si hakmarrje politike!

 

Gentian Trenova është prokuror korrekt, i aftë dhe i përkushtuar në detyrë.

 

Ka hetuar dhe mbrojtur sukseshëm në gjykatë çështje nga më të thjeshtat e deri të çështje të krimit të organizuar. Gentiani shërbeu tek Krimet e Rënda dhe së fundi në Prokurorinë e Apelit!

 

Nuk kam dëgjuar asnjë ankesë e as fjalë negative (që midis nesh ka shumë) për këtë prokuror.

 

Ka vetëm një “të metë”. Nuk i pëlqen fare Rilindasve që qeverisin sot! Hetimi ndaj skandalit të Serverit të Tatimeve, ky Genti ishte në krye të hetimeve, e dënoi Atë!

 

Kaq është e vërteta e hidhur!

 

Përrallat me pasuri janë pislleqe dhe palaçollëqe! Ata që e kaluan vettingun ishin disafish më të pasur se Gentian Trenova!

 

Ky është palaçollëk jo vetting! Është hakmarrje e pastër politike!

 

Kjo është prova flagrante që dëshmon fort se kush e si e bën vettingun në këtë vend!

 

Le të jesh korrekt me detyrën, por nuk qe me Rilindjen je i mbaruar!

 

Turp e faqja e zezë”, shkruan ai.