.

VIDEO/ Demokratët e Sarandës e presin Ramën me protesta, qëllohet me midhje makina e tij

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga të rinjtë e PD-së dhe LSI-së sot në Sarandë.
Protestuesit ishin vendosur në rrugë, para se kreu i qeverisë të niste takimin e tij të llogaridhenies publike në Karahaxh, në një bashkëbisedim me banorë të zonës.

Mesohet se ata kanë qëlluar me midhje drejt makinës se kryeministrit, ndërkohë që mbanin në dorë pankarta “Rama, ik, ose largohu”.

Edhe më herët, të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së kanë protestuar para takimeve të Ramës. Kështu ka ndodhur së fundmi në Fier, Vlorë, dhe vende të tjera ku Rama ka zhvilluar takime me komunitetin.Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama u ndal në Sarandë, ku zhvilloi një dëgjesë publike me minoritetin grek.