.

Stuhia e fortë në Tiranë/ Sinoptikania: Në 60 minuta ra shi sa për një muaj

Një stuhi e fuqishme e pushtoi gjithë Tiranën sot duke rrëzuar edhe disa pemë. Sipas sinoptikanëve pasi sasia e shiut ishte jashtë çdo parashikimi.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, sinoptikanja Tanja Porja e Meteoalb thotë se përgjatë 20 minutave në kryeqytet kanë rënë 62.6 milimetra shi, një sasi kjo thuajse e njëjtë me sasinë mesatare të shiut që bie gjatë një muaji në kryeqytet.

 Postimi i plotë:
Mini-stuhi tropikale në Tiranë: 60 minuta kanë mjaftuar për të regjistruar 62.6 mm shi, sasi e cila është sa norma e reshjeve mujore për qytetin e Tiranës (norma mujore 63 mm). Intensiteti maksimal i reshjeve është vrojtuar në intervalin 14:30 – 14:50, kohë gjatë së cilës është vrojtuar maksimumi i aktivitetit dinamik të atmosferës duke diktuar lëvizje të fuqishme vertikale të ajrit dhe për pasojë stuhi breshëri me diametër nga 1.5 në 3 cm. Po ashtu, ka patur një thyerje të thellë prej 10.2°C, të fushës termike ku në vetëm 1h, temperaturat janë ulur nga 28.9°C në 18.7°C