.

“Sot kishim një motiv plus për të festuar”, ish-bashkëshortja e Xhemalit na habiti të gjithëve

Padyshim që ndeshja e sotme mes Serbisë dhe Zvicrës ishte një ndër më emocionuesit për shqiptarët. Kjo sepse dy golat e shënuar erdhën nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Ndërkohë pas përfundimit të ndeshjes, ish-bashkëshortja e Blemim Xhemailit, Erjona Sulejmani, shqiptarit tjetër të skuadrës së Zvicrës, u shpreh se ishte shumë e kënaqur sot, ndryshe nga ndeshja e parë ku tha se “Xhemailji ishte i lodhur.

“Jam shumë e kënaqur sot. Sot kishim një motiv plus për të festuar. Blerimi pati shumë raste, unë e pashe mire Blerimin sot”, tha ajo në Tvsh.