.

Shtyhet afati për hapjen e autostradës Tiranë-Durrës

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar shtyrjen e afatit për hapjen e aksit Tiranë – Durrës.

Sipas ARSHH ditën e sotme në orën 23:00 do të hapet kalimi në aksin Maminas – Sukth – Shkozet, pjesë e autostradës Tiranë – Durrës, ku po kryen punime për rehabilitimin e segmenteve të dëmtuara.

ARRSH njofton se për shkaqe të paparashikuara përmbyllja e punimeve në aksin Maminas – Sukth –    Shkozet ka tejkaluar afatin e përcaktuar. Rrjedhimisht, nuk është kryer hapja e kalimit, siç ishte paralajmëruar, për të garantuar kalimin e sigurt të mjeteve.