.

Përplasi çiklistin e huaj dhe u largua, identifikohet 52-vjeçarja shqiptare

Një grua 52 vjeçare nga vendi jonë ka përplasur një të moshuar, 65-vjeç i cili ishte duke lëvizur me biçikletë në Bagnolo Cremasco.

Ngjarja u filmua nga kamerat përgjatë Via Milano, ku ka ndodhur aksidenti, policia ishte në gjendje për ta identifikuar atë.

Ka qenë një gruaja 52-vjeçare shqiptare e cila goditi çiklistin me pasqyrën anësore. Ai ra për tokë, për fat të mirë, pa pasoja serioze.

 

Gruaja akuzohet për plagosje të lehtë dhe për largim nga vendi i ngjarjes. Prokurori ka kërkuar edhe pezullimin e patentës. Ajo u largua pa verifikuar gjendjen e personit që kishte aksidentuar, i cili nga ana e tij nuk mbante mend ndonjë gjë të veçantë për identifikimin, përveç modelit të veturës që e kishte përplasur.