.

Nëse jeni mbipeshë, përfitoni bileta falas në këtë park…

 

Në parkun tematik Tang Paradise, nga data 15 qershor deri në 18 qershor, 168 gratë e para që paraqiteshin dhe peshonin mbi 61.8kg (mbi peshë në krahasim me standardin e vendit), do të hynin falas.

Parku ndodhet në Kinën Qendrore,

Publikuar në rrjetet sociale, ideja u përkufizua si ‘fyese’ nga shumë përdorues.

“Donim vetë t’ia bënim të ditur klientëve tona mbi peshë se ishin të bukura si Yang Guifei, gruaja e dinastisë Tang, së cilës i kushtohet ky park tematik”, kanë saktësuar organizatorët.

Fantazia e përgjegjësve, në të vërtetë, ka tejkaluar edhe fantazinë e shumë administratorëve të parqeve të lojrave, të cilët zakonisht lënë falas fëmijë që mund të hyjnë nën krahun e personazhit simpatik të zgjedhur për maskotë.

Në hyrjen e ‘Tang Paradise’, në tri ditët në të cilat u zhvillua promocioni, qindra gra u ngjitën mbi një peshore të madhe tradicionale, duke u argëtuar dhe të shoqëruara nga shakatë e partnerëve të tyre, bijve apo miqve që i shoqëronin.

“Nuk do e kisha imagjinuar kurrë që të isha e shëndoshë do të kthehej një ditë në avantazh”, deklaroi një vizitore e cila tundte biletën falas të fituar për shkak të mbipeshës së saj.

“Do jetë një mënyrë për të komplimentuar gruan time – komentoi i fejuari i saj – Për më tepër, kurseva 100 yuan (afërsisht 13 euro)”.

Një nga komentet e paharrueshme të grave ishte: “Për një ditë në jetën time, shpresova të peshoja më shumë”.