.

Moti vazhdon me surpriza! Parashikimi për të shtunën dhe të dielën

 


Edhe këtë fundjavë, njësoj si në atë paraardhësen, nuk duhet të bëhemi gati  për plazh sepse koha nuk do të jetë e mirë.

Dita e shtunë të ketë shira lokalë thuajse në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat maksimale do të luhaten në 27-28 gradë celcius ndërsa mbrëmjet dhe mëngjeset do të jenë më të freskëta.

E diela do të ketë përmirësime të dukshme dhe nuk do të vijojë më me shira por do të jenë të pranishme vranësirat në të gjithë vendin.