.

Kim Kardashian heq dorë nga selfiet: Dua të jetoj jetën e vërtetë

 

Kim Kardashian ka bërë një deklaratë që i ka habitur të gjithë.

Teksa fliste për famën dhe familjen e saj, Kim është shprehur se fëmijët e saj nuk e kanë idenë e famës. Ajo ka folur për të qenit në qendër të vëmendjes dhe vendin që zënë kamerat në jetën e saj.

“Nuk bëj më selfie, nuk më pëlqejnë më. Nuk është çdo gjë të ulesh të bësh selfie, dua të jetoj jetën e vërtetë. Nuk i kam problem fotot, por nuk qëndroj me në telefonin tim si më parë”, është shprehur ajo.

Ajo ka treguar se tanimë ka prioritete të tjera dhe dëshiron të tregohet më e rezervuar për jetën private.