.

I burgosuri ndërron jetë në spital. Emri

 

Një i dënuar ka humbur jetën në spitalin e burgut në Tiranë. Viktima  është Gëzim Allushi, i cili dyshohet se ka pësuar infarkt.

Ai ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Elbasanit.

Për shkak të gjendjes shëndëtësore ishte transferuar në Tiranë.

Allushi u arrestua më shkurt 2015, pasi u kap me 4 kallëpe dinamiti në brez.