.

Holanda i hap “dritën jeshile” Maqedonisë për negociatat

Pas zgjidhjes së çështjes së emrit të Maqedonisë Holanda po i hap dritën jeshile negociatave me BE.

Holandezët vendosën të mos e bllokojnë Maqedoninë, ndërsa vendosën veto për Shqipërinë. Qeveria gjermane përmes një letre dërguar Bundestagut kërkoi të miratojë mbështetjen për një datë për fillim të negociatave me Maqedoninë javën e ardhshme. Ndërkohë ministrja e Mbrojtjes, Shekerinska zotohet se vendi do të vazhdojë të punojë për t’i bindur të gjitha shtetet evropiane se meritojmë mundësi.

“Diskutimi i djeshëm dhe vendimi i Parlamentit të Holandës tregon se Maqedonia me të vërtetë ka bërë mrekullira dhe tregon se kur jeni të guximshëm dhe të përmbushur, rezultatet nuk mund të mbeten të pavërejtura. Puna jonë vazhdon edhe në aspekt me të gjitha shtetet anëtare te BE, veçanërisht me Francën. E dini se në Francë dilema nuk është Maqedonia dhe nëse ajo i plotëson kushtet, por para së gjithash është e lidhur me reformat e tjera që pret t’i bëjë BE-ja”– deklaroi Radmilla Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes, shkruan Alsat M.

Por vendimi i samitit të KE në 28-29 qershor për hapjen e negociatave me Maqedonine varet edhe nga Austria e Franca.