.

Gena rrëfen momentin më të vështirë: Si e mora lajmin e humbjes së nënës

Këngëtari Gena ishte sot i ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan ku rrëfeu se si e mori lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së tij.

Gjatë emisionit, i prekur këngëtari tregoi se nëna e tij vuante nga një sëmundje në mushkëri dhe ndodhej në Gjermani për kurim.

Ai tha se vetëm gjysmë ore përpara se nëna e tij të ndërronte jetë kishte komunikuar me të dhe se lajmi se ka ndërruar jetë i ishte dukur i pabesueshëm.

“S’ma merr mendja se ka njëri më të shtrenjtë se nëna, do më mungojë gjithë jetën. Është një boshllëk i madh, por është pjesë e jetës dhe nuk i shpëtojmë dot.  Nëna ime u nda nga jeta në janar të këtij viti. Ajo vuante nga një sëmundje në mushkëri. Ajo ishte në Gjermani dhe vetëm gjysmë ore para se të ndërronte jetë unë fola me të. Dhe kur më mori vëllai që më dha lajmin unë mbeta pa tekst, ngeca, më mbeti telefoni në dorë. Nëna ime ka qenë e vetmja që ka ruajtur në arkivë të gjitha albumet e mia”, rrëfeu këngëtari.