.

“Esat Pasha gjeti pasardhësit”, Paloka: Rama po luan rolin e gomarit, e ka marrë vesh dhe më i humburi që…

Pas akuzave që lëshoi sot kryeministri Edi Rama ndaj opozitës, me pretendimin se kjo e fundit po lobon kundër hapjes së negociatave për BE, vjen reagimi nga nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

Ky i fundit përmes një statusi në ‘Facebook’ i kthehet Ramës, ndërsa shton se kryeministri bën sikur nuk kupton sa i takon qëndrimin negativ që ka Holanda, Franca dhe Gjermania, për hapjen e negociatave të Shqipërisë në BE.

Mes të tjerash Paloka thotë se Europa fitohet duke larguar këtë qeveri. Kujtojmë se sot Rama e cilësoi opozitës pasardhësen e Esat Pashë Toptanit.

REAGIMI I PALOKËS
E ka marre vesh dhe me i humburi ne Shqipëri se Holanda, Franca dhe Gjermania tanime kane folur dhe qarte: Rama nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave.
I vetmi qe ben sikur nuk ka kuptuar duke luajtur rolin e gomarit te fabules qe thote : “jam ne enderr” eshte ai vete, Ali Baba i bandes Tahiri, Habilaj, Xhafaj, Gjiknuri, Dako…
Zakonisht atyre si Rama shpullat ju bejne mire se ju bashkojne fijet, por sic duket keto i erdhen me bresheri dhe e renduan me shume.
Kushdo e ka te qarte sot se qe te fitojme Evropen duhen larguar keta. Asnje dileme nuk mund te kete me.