.

Berisha: Marrëveshja e Ramës me Greqinë mund të sjellë luftë në rajon

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për gazetaren Joldiz Mitro në TvKlan, është shprehur se, nëse Rama nënshkruan marrëveshjen me Greqinë kjo mund të sjellë një luftë të re Ballkanike në rajon.

‘Kjo që po gatuan Edi Rama me ditëzi Bushatin është një copëtim i ri i trojeve shqiptare, e cila mund të ndezë flakët e një konflikti ballkanik po u ec në këtë mënyrë’, tha Berisha.

‘Jam plotësisht në dijeni të marrëveshjes falë elementëve patriotë në grupin negociatorë. Është copëtim i ri i trojeve shqiptare, pas 1913. Nëse në atëhere ja bënë fuqitë e mëdha kësaj radhe ia bene Zografi shqiptar.

Shprehja e ministrit të Mbrojtjes se ‘po zgjerohet atdheu im’, është i hidhur për shqiptarët  sepse po zgjerohet në kurriz të trojeve tona.

Ekzistojnë të dhënat që kjo marrëveshje është katastrofale për Shqipërinë. Marrëveshja është dorëzuar nga pala greke si e panegociueshme. Nëse me italianët, Greqia i ka dhënë Totonit 3/5 e Shqipërisë, me ramën i jep deri Korfuzin ne ujëra territoriale.

Nëse lëshon disa kilometra shkëmbinj merr naftë e gaz. Pa marrëveshje është copëtim i ri i trojeve shqiptare që mund të ndezë flaket në një konflikti ballkanik. I bëj thirrje të mbrojnë trojet që po përcakton Zografi i dytë’, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha gjatë intervistës së dhënë në TvKlan.