.

Basha shpërthen kundër Ramës: Gënjen për taksat e ulëta, 97 përqind e shqiptarëve…

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një status në Facebook shkruan se kreu i qeverisë gënjen kur flet për taksa më të ulëta. Basha thotë se 97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa.

“Kush dëgjon Edi Ramën të flasë për taksa më të ulëta, e di se ai gënjen paturpësisht!

97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa.

Me taksën e re të ndërtesës bizneset po paguajnë 2-4 herë më shtrenjtë.

E vetmja zgjidhje për shpëtimin e çdokujt që refuzon të grabitet nga qeveria dhe bashkia është bashkimi me PD dhe alternativën tonë për taksat më të ulëta në rajon”, shkruan Basha.