.

Zonja e Parë e SHBA viziton qendrat e ndalimit të fëmijëve emigrantë në kufi

 

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump ka vizituar zonën e qendrave të ndalimit në kufi në Teksas, ku po mbahen fëmijët e ndarë nga prindërit e tyre.

Zonja Trump, presioni i së cilës ka qenë faktor në vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për të nënshkruar udhërin që mban së bashku familjet, është larguar nga Shtëpia e Bardhë të enjten në mëngjes për të vizituar Teksasin.

“Ivanka ndjehet shumë e fuqishme, gruaja ime ndjehet shumë e fuqishme, unë ndjehem shumë i fuqishëm për këtë. Mendoj se çdokush që ka zemër do të ndihej i fuqishëm. Nuk duam të shohim familje të ndara”,- ka thënë Trump të mërkurën, duke iu referuar vajzës së tij Ivanka, shkruan rel.