.

“Shpërthen” Vuçiç: Jam i gatshëm për kompromis me Kosovën, por nuk i trembem presionit

Mediat serbe shkruajnë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar me rastin e vazhdimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel se Serbia është e gatshme të bisedojë për kompromise, por jo edhe të pranojë çfarëdo presioni.

Në një konference për gazetarë, Vuçiç ka deklaruar se ka kontaktuar me zyrtarë të Brukselit të cilëve u ka thënë se: “nëse janë të vërteta qëndrimet e shqiptarëve, atëherë nuk ka nevojë të shkoj në Bruksel të humb kohë”, duke pretenduar se kinse ata e kanë lutur që të shkon në Bruksel, transmeton Telegrafi.

“Nëse mendoni se mund të me detyroni t’i dëgjoj dhe shërbej Haradinajt, Hotit dhe Hoxhajt, mos më thirrni”- ka shtuar Vuçiç.

Ai ka thënë para gazetarëve se nuk i frikësohet presionit të perëndimit.

“Keni gjetur personin e gabuar për t’i bërë presion. Nëse jeni të gatshëm të bisedojmë për kompromise, jemi të gatshëm”, ka thënë për fund presidenti serb. /BW