.

Meghan Markle shtatzënë, në pritje të dy fëmijëve

Një muaj më parë Princ Harry dhe Meghna Markle kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Mirëpo pas këtij lajmi, në rrjetet sociale por dhe në mediat e huaja ka qarkullar lajmi se dukesha është shtazënë.

Sipas revistës ‘Ok!’ Harry dhe Meghan janë shumë të lumtur  dhe i kanë treguar lajmin menjëherë Princit William dhe bashkëshortes së tij Kate Middleton.

“Ata nuk e prisinin që të vinte kaq shpejt ky moment, por tani janë shumë të lumtur aq më tepër që presin binjakë”, – tha një burim për ‘Ok!’. Megjithatë Meghan nuk ka treguar ende asgjë, duke qenë se në fotografitë e saj barku dhe trupi duket normal.

Ndërsa po i njëjti burim  bën me dije se dukeshës i jep këshilla kunata e saj Kate Middleton.